Mos hezitoni,vizitoni dhe binduni në web faqen e Dëshmorëve të Kombit në Haraçinë.
|
www.qendresa.org.mk

STRIMA
Strima është fshat malor në komunën e Likovës, Maqedoni.
Emri:
|
Strima
|
Komuna:
|
Likovë
|
Popullsi:
|
800 banorë
|
Kodi postal:
|
-
|
Kodi telefonik:
|
-
|
Lartësia mbidetare:
|
1000-1500
|
Sipërfaqja:
|
-
|
Latitude:
|
-
|
Longitude:
|
-
|
Web-faqe:
|
www.strima.ch
|
GJEOGRAFIA:
Fshati Strimë është vend malor që ndodhët diku rreth 9 km larg komunës së Likovës, shtrihet në rrëzet e malit të Karadakut dhe ndodhet në pjesën veri-lindore të IRJM-së repektivisht në afërsi me Repuplikën e Kosovës. Strima rrethohet nga fshati Brezë në perëndim, fshati Hotël në lindje, fshati Orkoc në veri dhe në jugë-perëndim fshati Mateç Lubancë, Radishan; respektivisht kufizohet me këta fshatra në këndin, afër vendit të quajtur Guri kuq. Fshati Strimë ndodhët në një lartësi mbi detare, ku pika më ulët e fshatit është diku rreth 700 metra ndërsa ajo më e larta 1625 metra lartësi mbidetare.
KLIMA:
Klima e fshatit Strimë është malore, që e karakterizojnë dimra të gjatë me acare të mëdha dhe me dëborë të konsiderueshme, ndërsa verërat janë të buta dhe me reshje të shpeshta të shiut. Maja më e lartë në këtë fshat është 1651 metra lartësi mbidetare dhe njihet me emrin "Puplak" njëherit kodra e Puplakut është edhe maja më e lart në malet e Karadakut.(-Karadak- është fjalë turke, që në përkthim don të thotë -Malë i zi-)
Fshati Strimë është i pasur me pyje ku, druri i Ahut përfshin pjesën më të madhe të pyjeve, pastaj është prezent edhe Dushku, Frashëri, Shkoza etj.
Fshati Strimë është i njohur në rajon me livadhet dhe kullotat që posedon, që në popullë
janë të njohura si Livadhet e Strimës. Pastaj ka burime të shumta të ujrave, që janë të mirënjohur në rrethin. Fshati Strimë ka edhe burime të mineraleve por në këtë drejtim nuk është bërë ndonjë studim i mirëfilltë institucional.
HISTORIA:
Fshati Strimë ka qenë i banuar qyshë në kohërat e lashta nga fiset ilire respëktivisht nga Dardanët, për këtë dëshmojnë edhe varrezat nga periudha e Perandorisë Romake siç është qendra e monumenteve: "Kalaja e Ilirëve" ; "Kisha e Ilirëve" ; "Vorrët e Ilirëve" që në mesin e popullatës kjo qendër monumentesh është e njohur si "Kalaja e Rimit" Ky kompleks ndodhet saktësisht mbi vendin e quajtur "Kepi keç" ku edhe sot ndodhen themelet e kishës dhe varrezat e shërbyesve fetare të ritit Katolik të Dardanëve. Ndërsa priftërijtë Dardanë posedonin edhe tokë të mjaftueshme, e cila ishte e mbjellur me vreshta. Vreshtat ishin karakteristikë e shumë qendrave kishtare katolike iliro-dardane dhe monumenteve fetare të asaj periudhe. Vreshtat kanë qenë të mbjellura në një vend të përshtatshëm pikërisht për bimën e rrushit. Vendi ishte i mbjellur me vreshta duke filluar nga kisha e murgjëve, respektivisht nga rrafshina mbi "Kepin e keç" deri afër "Gurit të kuç" gjegjësisht në vendin, që sot njihet nga Strimasit si "Mas kodre" Ky ishte vend rreze diellit. Ngase vendi rreze diellit është si kushtë i parë për kultivimin e vreshtave. Koha e saktë e ndërtimit të kishës nga ana e priftërijve dhe popullatës Dardane, që tani ishte kthyer në konfesionin Katolik.(Më parë para se t'a përqafonin Katolicizmin Dardanët besonin në Diellë dhe Dardanët në këtë vend ishin të vendosur shumë mijra vjet më parë, që kur zoti krijoi Ademin, ngase emri Adem zbërthehet vetëm në gjuhën Shqipe që don të thotë -At dhe Ëm- ose -edhe baba edhe nënë-) Këtë fakt e kanë dëshmuar dijetarët dhe studiuesit Frances, Gjerman dhe Skandinavë, të cilët gjuhën dhe kulturën e fiseve ilire e vendosin si trung ose themel i gjithë Europës. Me një fjalë, fiset ilire janë banorët e parë të kontinentit të Europës.
Krishterizmin si fe zyrtare në perandorinë Romake e shpalli "Konstandini i Madhë" që ishte edhe perandor Romak dhe nga emri i tij u emërua edhe Konstantinopoli ose Stambolli i sotëm. Konstandini ka qenë me prejardhje Dardane nga Nishi i sotëm. Po në këtë periudhë shekulli III dhe IV është ndërtuar edhe monumenti kishtar Katolik në Strimë. Kjo është një periudhë, kur kultura e Dardanëve shënoi një lulëzim të madhë. Dardanët si qendër administrative dhe fetare-Katolike kishin Shkupin. Qendrat e Dardanëve, feja Katolike, kultura, arkitektura etj nuk i dallonte shumë nga popujt tjerë Europian siç ishin Italianët, Francezët, Gjermanët, Anglezët etj... Mirëpo kjo periudhë e lavdishme nuk zgjati shumë, pasi që gadishulli ilirik(Ballkanik) nga fundi i shekullit të IX filloi të pushtohet nga sllavët që shpërnguleshin nga karpatet dhe fiset sllavo-barbare filluan t'i pushtojnë tokat e fiseve ilire. Më vonë kah fundi i shekullit XV gadishulli ilirik ra edhe nën sundimin Osman, me çka u keqësua edhe më shumë gjendja e fiseve ilire dhe lidhja e tyre me kulturër perendimore u zbehë dukshëm dhe aq sa sundoi perandoria Osmane aq edhe ilirët mbetën pas civilizimit perendimor Europian. Mirëpo kjo lidhje me Europën perendimore dhe tani edhe me SHBA-të përsëri u ripërtëri pas çlirimit nga perandoria pesëshekullore Osmane dhe nga ajo sllave por çlirimi i plotë i tokave dhe i viseve ilire nga robëria sllave ende nuk është arritur plotësisht.
Perandori Otomane dhe thundra barbare sllave zhduki shumë elemente Katolike-ilire por edhe shumë elemente edhe përpara konvertimit të ilirëve në katolicizëm (ngase më parë ilirët besonin në Yllë dhe prej këtu rrjedhë emri Yllirë;ilirë).
Fshati Strimë do të ripopullohet diku nga fundi i shekullit XVII nga një pjesë e Fisit Thaç, respektivisht në vitin 1790 dhe si rithemelues llogaritet Mehmet Qehaja (qeha-nga fjala Turke që don të thotë "njeri i pasur") Mehmeti me tre vëllezër e tij u shpërngulën nga fshati Çajë i krahinës së Lumës, këta ishin bijtë e Hazirit ndërsa Haziri ishte bir i Lekë Matranxh-it. Një Nga dy tre vëllezërit u ndalë në fshatin Zhelinë të Tetovës që, edhe sot ndodhët këtu "mahalla e Matranxhëve". Një vëlla ndalet në fshatin Vaksincë të Kumanovës që, edhe sot është e njohur "Mahalla e Matraxhve." Ndërsa fshati Strimë përsëri i ripopullua dhe u ripërtëri pas shumë viteve nga ky fis dhe trung ilirë, pra Mehmeti, vëllau i tretë u rivendos në tokën e stërgjyshëve të vetë në tokën e katragjyshëve Katolik-Dardanë, pra në Strimën e Dardanëve.
Emri i fshatit Çajë lidhët me një ngjarje: Në kohërat e hershme në rrethin e Lumës kishte ardhur një luftëtarë dhe ishte vendosur në një pjesë të kësaj krahine, emrin e këtij luftëtari, popullata e fshatrave për rrethë nuk kishin arritur asnjëherë t'a mësojnë por at luftëtarin e kishin thirrur =Çaj luftari=;=Çaj ushtari= dhe kështu u krijua një emër i ri -Çaj- edhe sot e kësaj dite njihet fshati po me këtë emërim "Çajë" Mehmeti së bashku me nënën e vet u vendosën në fshatin Strimë, të cilin fshatë Mehmet Qehaja e bleu me lira turke nga Perandoria Osmane.
Haziri (prindi i Mehmetit) dhe një djalë i tij qëndruan në Çajë, ata nuk u shpërngulën kurrë. Haziri ishte djali i Lekë Matranxhi-t dhe Haziri është gjenerata e parë që u kthye në besimin Islam, kurse Lekë Matranxhi dhe paraardhësit e tij kishtn qenë Katolik ose të besimit të Krishterë.
Me shpërnguljen e Mehmetit nga Çaja, në këtë vend mbeti edhe një pjesë e Matranxhëve që edhe sot e kësaj dite ende ekzistojn. Shpesh fëmijet e vegjël kur natën nuk i merrë gjumi, prindërit u thonë: -shuj o bir se i thëras Matranxhët- Foshnjën pastaj e zenë gjumi nga frika! Kjo dukuri tregonë qartë se kush kishin qenë Matranxhët!
Thuhet dhe është vërtetuar se Matranxh-ët janë të dëgjuar në rrethin e Lumës për trimërinë titanike, kjo trimëri është trashëguar brezë pas brezi edhe në gjeneratat e tanishmë, Matranxh-ët i dhanë shumë udhëheqës, heroj dhe dëshmorë luftërave që zhvilluan Shqiptarët për lirinë e tyre.
Mehmet qehaja u shpërngul nga Luma, për arsye se: Mehmeti ishte shumë i pasur, Cubat dhe Komitat e fshatrave për rreth Çajës, një ditë ia grabitën gjithë kopenë, që numëronte diku rreth 1000 krerë, me të marrur vesh, Mehmeti i tuboi gjithë burrat e pushkës të familjes së vetë dhe iu vunë pas Cubave, pasi që i zurën, i sulmuan dhe afër 200 prej tyre i lanë të vrarë, ndërsa bagëtinë e kthyen prap për në Lumë. Me këtë Mehmeti, bëri një darkë të madhe ku i ftoi gjithë Lumjanët(fshatrat për rreth Çajës) dhe të gjithë të ftuarve ju kërkoi që t'ja dorëzonin armët dhe municionin, pasi që të gjithë të pranishmit ia dorëzuan armët dhe municionin e pyetën,-pse vall e bëre këte o Memet-? Mehmeti ju kishte thënë se -Tani jam në gjak me gjithë Lumën dhe ky gjak nuk ju bjen juve por mua- Për arsye se Cubat dhe Komitat që i kishin vrarë për t'a kthyer bagëtinë, kishin qenë të po asaj rrethine dhe tani, familjarët e Cubave të vrarë do të hakmerreshin ndaj Mehmetin! me çka Mehmeti u detyrua që të shpërngulet nga Çaja! Sot e kësaj dite ende këndohët kënga "Treqind hutë u zbrazën menjëherë, i vranë çobant e i murën dhent" kjo këngë popullore Lumjane i është kushtuar kësaj ngjarje. Trimërinë e burrave malësore, bujarin dhe besnikrinë e tyre nuk ua kam thën kot nga mendja ime por për Kukës, flasin burrat më me nam të kombit tonë, ja po ua sjell një shembull konkret:
Në poezin me titull "Zgjedh e merr" të gjeniut tonë kombëtar Fan Stilian Nolit, ku në këtë poezi poeti i përshkruan të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe ua përshkruan tiparet dhe vetit e mira ose të këqia, Noli në këtë poezi si qytet më të çmuar të Shqipërisë zgjedh Kukesin dhe ja se çfar thotë për të:.
A do male me deborë
Trima të fortë e malesorë
Fort bujarë e burrërorë
Shko ne Kukës i ke në dorë
" BETEJA E LUMES "
Kujtohet dita kur vramë 12 mijë serbë
95 vjet më parë, populli i krahinës së Lumës, i organizuar në formacione të rregullta të luftës tradicionale të mbrojtjes do të shpartallonte disa divizione pushtuese serbe, duke i shkaktuar armikut rreth 12 mijë të vrarë. Kjo ngjarje ka ndodhur në mesin e nëntorit të vitit 1912 dhe kishte bërë një jehonë të madhe në shtypin evropian dhe amerikan. Trupat serbe, siç dëshmohet nga dokumentet e kohës, ishin nisur për të kapur detin Adriatik para se shqiptarët të shpallnin pavarësinë. Serbët ishin njohur me vendimin e mëvetësisë së shqiptarëve dhe synuan të përfitojnë për ta gllabëruar territorin shqiptar deri në det, para se të arrihej ngritja e flamurit. Por së pari duhej të kalonin nëpër Lumë, gjë që siç duket, nuk e kishin llogaritur mirë.
Nisur nga rëndësia historike dhe përmasat, kjo ishte nga ngjarjet më të rëndësishme luftarake të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri por që, për koniunktura politike të pas Luftës së Dytë Botërore, nuk zuri vendin e duhur në tekstet zyrtare të historisë së Shqipërisë. Simpoziumi shkencor i mbajtur në Kukës kishte si qëllim nxjerrjen në dritë të fakteve të ndodhura duke rekomanduar përfshirjen e ngjarjes së madhe të Lumës në historinë që mësohet në shkollat e vendit. Studiuesit Shefqet Hoxha, Marenglen Verli, Azis Bulica, Hysen Kordha etj., e vunë theksin te mesazhi i kësaj ngjarjeje dhe aktualiteti i sotëm pas një shekulli kur në skenë dalin sërish korrente kundërshqiptare si bandat e Car Llazarit etj. Në kumtesat e historianëve u nënvizua fakti që lumjanët luftuan heroikisht, duke shënuar betejën më të famshme dhe zmbrapsjen e invazionit serb. Rreth 2 mijë luftëtarë popullorë të Lumës i mbyllën shtegun ushtrisë serbe dhe krijuan parakushte për shpalljen e pavarësisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Historianët nxorën në dritë karakterin kombëtar të betejës së Lumës, duke evokuar heronjtë e asaj kohe dhe prijësit popullorë. Në simpoziumin shkencor mbi 95-vjetorin e betejës së Lumës, mbajtën kumtesat e tyre edhe Fejzulla Gjabri, Nazif Dokle, Fatmira Musaj, Isa Halili, Izet Duraku etj.
Në Kukës, çdo vit lumjanët përkujtojnë ngjarjen më të madhe të fillimit të shekullit XX dhe që njihet si preludi i Pavarësisë e që sipas mendimit të studiuesve vendas, historiografia shqiptare u është borxh. Lumjanët në çdo nëntor kujtojnë luftën e Kullës së Lumës, ku siç dëshmohet prej burimeve historike, në vjeshtën e vitit 1912 u thye një ushtri serbe prej mbi 12 mijë ushtarësh (ku gati që të gjithë mbetën të vrarë) të cilët ishin nisur të pushtonin Durrësin dhe krejt Shqipërinë. Në manifestimin e rastit, oratorët nuk kanë harruar të thonë në vitin 1912 se shpallja e pavarësisë nuk u realizua në të gjithë territorin. Në atë kohë mbeti jashtë më shumë se gjysma e kombit, duke nënkuptuar Kosovën dhe rajone të tjera.
Qëndresa e lumjanëve u krahasua me betejën e Termopileve në shtypin e kohës
Një vit pas betejës, serbët masakruan 2000 civilë në Lumë ,
Pas asaj lufte, rreth një vit më vonë, Luma do të përjetonte masakrën më të rëndë të atyre kohëve, kur serbët u rikthyen duke shkretuar Lumën, duke therur me hanxharë të gjithë banorët që mundën të kapin dhe duke djegur çdo shtëpi të zonës. Gazetari Izet Duraku, në kumtesën e vet me temë "Masakrat serbe në Lumën e viteve 1912-1913", citoi një gazetë të Beogradit të asaj kohe e cila, sipas Durakut kishte shkruar "Luma nuk ekziston më, e gjithë popullsia u mbyt dhe shtëpitë dhe gjithçka tjetër u dogjën". Masakrimet "më të pashpirta" siç i cilësoi autori i cituar kishin ndodhur në fshatrat Përbreg, ku u vranë me therje 370 banorë, nga plaku deri foshnja në djep, Topojani me disa qindra të masakruar ku njerëzit u groposën ende të gjallë, Surroji, Kalisi etj. Ploja e ndodhur mbi popullsinë civile të pambrojtur të Lumës asnjëherë nuk është zbardhur plotësisht. Duke iu referuar dokumenteve të huaja, thuhet se vjeshtën e vitit 1913 u vranë mbi 2 mijë civilë, duke i djegur brenda në shtëpi apo duke i therur dhe duka ua nxjerrë të brendshmet përfshi edhe fetuset e grave...
Burimet historike tregojnë se përpjekjet e shqiptarëve për t‘u shkëputur nga perandoria osmane ngjallën oreksin e shteteve fqinje për ta pushtuar Shqipërinë siç ishte rasti i shtetit serb. Të ndërgjegjshëm për rrezikun, banorët e krahinës së Lumës, të mbështetur nga krahina të tjera në kufijtë e saj, organizuan mbrojtjen në të gjitha shtigjet në një fron mjaft të gjerë në të gjithë territorin e Lumës. Të ndihmuar edhe nga moti tepër i vështirë (reshjet e mëdha të shiut, artileria e armikut kishte mbetur në baltë në mes të fushës) banorët e organizuar nga prijësit: Ramadan Çejku, Ramdan Zaskoci, Hoxhë Mehmeti, Islam Spahia etj. etj. shpartalluan një ushtri të madhe të asaj kohe, të armatosur rëndë shënuan ngjarjen të cilën evropianët e kanë cilësuar si "Termopile", duke e krahasuar me betejat e fillimit të shekullit XIX në perëndim. Historiani Shaban Braha i ka kushtuar një libër betejës së Kullës së Lumës, të cilin e ka titulluar si "Beteja e Drinit" dhe thotë se nuk gjendet një betejë tjetër në të cilën të jetë thyer një ushtri prej mbi 12 mijë trupash, dhe ku të jenë vrarë gati që të gjithë, në një kohë të shkurtër prej vetëm disa ditësh. Burimet tregojnë se serbët ishin lënë të hyjnë në thellësi të Lumës ku më pas ishin sulmuar nga të gjitha anët, nga Përbregu e Morini në veri, të mbështetur nga hasjanët në Drinin e Bardhë, nga Topojani, nga Kolesjani e kështu me radhë. Epiqendra kishte qenë Kulla e Lumës, ndërsa fatin e luftës e kishte vendosur Kolesjani (Qafa e Kolesjanit) me disa topa të mbetur nga koha osmane. Në atë kohë, lumjanëve u vjen në ndihmë edhe një grup dibranësh, të cilët, ende pa mbaruar beteja, detyrohen të kthehen për Dibër ku një ushtri tjetër serbësh po marshonte drejt Durrësit. Kumtuesit thanë se lumjanët luftuan me heroizëm të pashoq të armatosur me pushkë, sëpata, kosa e çfarë kishin mundur. Dhe jo vetëm burrat, por edhe gratë.
Kumtesa
Luma, e pavarur prej kohëve antike
Dr.prof. Hysen Kordha në kumtesën e vet "Karakteri kombëtar dhe fryma demokratike-tipare të lëvizjes politike e shoqërore të lumjanëve..." tha ndër të tjera se kjo krahinë kishte jetuar e mëvetësishme prej kohëve antike dhe nuk ishte nënshtruar as nga romakët, siç kishin thënë vetë romakët, as nga Bizanti, as nga turqit osmanë e as nga serbët apo bullgarët. Duke qenë në zemër të territorit etnik, lumjanët kanë ruajtur një formë vetadministrimi dhe nuk janë prekur shumë edhe nga asimilimet e ndodhura në periferi të hartës etnike. Por ata, gjithsesi, kishin njohur një lidhje me kreun e perandorisë, sulltanin, duke realizuar me të lidhje të shkurtër, me kushtin që ai t‘i linte të lirë.
Spekulimet me betejën e Lumës
Spekulimi më i patolerueshëm me këtë ngjarje ishte aneksimi i saj nga historiografia shqiptare, përgjatë gjithë kohës qëkur ajo ndodhi. Historiografia e sistemit socialist, në fillimet e veta kishte "arsye" politike për ta lënë disi në hije këtë ngjarje ku serbët kishin pësuar thyerjen e madhe me kaq shumë të vrarë. Por nga ana e tyre, serbët nuk e kanë anashkaluar, përkundrazi "betejën e Lumës së vitit 1912 e kanë vlerësuar në interes të tyre", siç tha studiuesi Isa Halilaj. Ai iu referua edhe përpjekjeve të pushtetit dhe intelektualëve lokalë, duke i kërkuar Akademisë së Shkencave të vlerësonte betejën e Lumës. Shumë studiues kishin qëndruar larg tundimit për t‘u marrë me këtë betejë pikërisht për faktin se shifra e armiqve të vrarë në pak ditë ishte shumë e madhe, 12 mijë. Kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe merrej si lajthitje rapsodike. Autorë të ndryshëm shqiptarë kanë hamendësuar edhe shifra më të vogla se 12 mijë, por burime të treta, si shtypi turk i asaj kohe apo ai amerikan, si dhe disa studiues ushtarakë thonë shifrën 12 mijë, përfshi edhe folklorin sigurisht. Por Serbët përkundrazi, nuk thonë 12 mijë, por plot 18 mijë. "Ne na janë vrarë 18 mijë ushtarë në Lumë në vitin 1912, thuhet në muzeun e Beogradit, mos harroni Lumë-Kullën, shkruhet aty", tha një kumtues.
Beteja e Lumës ka nevojë të marrë vlerësimin real. Çdo nënvlerësim apo mbivlerësim, siç ndodh me muzeun e Beogradit, e dëmton atë ngjarje dhe sakrificën e lumjanëve.
|
Artikulli Beteja e Lumes eshte Marre nga " Gazeta Shqip "
PËRBËRJA E FSHATIT STRIMË:
Fshati Strimë ka qenë i përbërë prej pesë lagjeve ose mahallave siç ishin: Matranxh, Xhelil, Avlla, Teshe dhe Dese.Vetëm Matranxhët janë pasardhës të Memetit, ndërsa Xhelilt jané nipa të Mehmet qehasë, kurse Avllat; Teshet dhe Deset nuk jan të fisit Thaç, nuk janë as pësardhës të Mehmetit, por këto katër mahallë janë të ardhur pas Mehmetit dhe Mehmet qehaja ua dhuroi vendin dhe tokat që edhe sot i kanë.
Memet Qehaja kur erdhi nga krahina e Lumës me vehte solli edhe bagëtinë që numëronte diku afër 500 krerë, ndonëse edhe fshati ofronte kushte të tilla për ruajtjen e bagëtisë. Me çka edhe në të ardhmën preokupim kryesorë i banorëve do të mbetej bagëtia. Më vonë Memet Qehaja vdes dhe varroset në veri-perendim të fshatit ku ndodhen kullosat dhe livadhet e fshatit, ky vend sot njihet si "Laki Memetit" po në këtë kompleks varrezash ndodhet edhe vorri i Matranxhit. Pasardhës të Mehmetit janë mahalla e Matranxh-ve, që njëherit ishin edhe mahalla më e madhe e fshatit dhe udhëheqës të tij.
Vlenë të përmendet edhe një studim, ku është vlerësuar dhe është konstatuar kontributi i Matranxh-ve qoftë nga Strima, Zhelina Vaksinca etj...është ardhur në përfundim se Matranxhët janë kontribuesit më të mëdhej dhe janë të parët që ndihmuan kauzën për çështjen kombëtare Shqiptare. Këtë karakteristik Matranxh-ët e dëshmuan në luftën e fundit që zhvilluan Shqiptarët në Maqedoni, pra në luftën e vitit 2001. Matranxh-ët kanë edhe shumë cilësi dhe tipare shumë të larta njerzore dhe humane: Kurrë nuk ia kthyen pushkën vëllaut, asnjëherë nuk e derdhën gjakun e vetë, këtë më së miri e dëshmon kur Mehmeti për të mos derdhur gjak ndër fise u shpërngulën nga Luma dhe tokën e të parëve të tij, pra Strimën përsëri e paguan me lira turke vetëm e vetëm për të mos dalur ngatrresa. Matranxh-ët janë gjak i pastër, gjaku i tyre kurrë nuk u përzie ndër histori por ngeli po ai gjak i të parëve të tyre: Shqiptarë--iliro-pellazgjik. Matranxh-ët kundër armikut të tyre nuk patën mëshirë, armikun e luftuan i madhë e i vogël.
Emri Matranxh, ndokund haset edhe si: Matrang; Matreng Matrej etj...
DEMOGRAFIA:
Fshati Strimë dikur ka numëruar 62 shtëpi, ka pasur rreth 370 banorë. Ky numër i popullatës do të zvogëlohet dukshëm, duke filluar që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullatës shkoi për në Turqi, më vonë kemi një pauzë deri ka viti 1970 pastaj pas viteve të shtatëdhjeta përsëri fillon shpërngulja, filimisht në fshatin Haraçinë, pastaj në Hasanbeg dhe në Kumanovë. Strimasit kryesisht janë të përqëndruar në fshatin Haraçinë dhe Hasanbeg, vlenë të thuhët se Strimasit mërguan në një numër të madhë në Zvicërr, Gjermani dhe Bellgjikë, veçanarisht si vend më i frekuentuar në diasporë dhe më i populluar nga Strimasit është Belgjika. Ku janë afër 50 shtëpi ndërsa rrethë 210 banorë, të gjithë me origjinë nga Strima. Në ditët e sodit fshati Strimë numëron vetëm pak shtëpi respektivisht vetëm 3 shtëpi dhe ka vetëm 18 banorë. Shkaqet kryesore të shpërnguljes së popullatës ishin;kushtët e vështira malore; mungesa e rrugës, rrymës, spitalit, martesa e kështu me rradhë. Me çka me modernizimin e jetes bashkëkohore fshati Strimë ashtu si edhe shumë fshatra malore marrë në përgjithësi, qoftë në rrethin e Karadakut por, qoftë edhe më gjërë pësuan po të njejtin fat.
EKONOMIA:
Ekonomia e fshatit ka qenë kryesisht e përqëndruar në ruajtjen e bagëtisë pastaj pylltaria dhe prodhimi i veglave dhe mjeteve të ndryshme nga druri pastaj bujqësia ku karakterizohej prodhimi i kulturërave drithore siç ishin: tërshëra, gruri, elbi, thekra, misri etj.
KULTURA:
Xhamia e fshatit Strimë u ndërtua në vitin 1996. Karakteristikë tjetër e fshatit është se ka edhe Tyrben, në të cilën shërbyen me shekuj disa gjenerata të familjes së shehëlerëve Strimas. Prej shehëlerëve si më i njohur ishte Sheh Strima por, kjo familje e shehëlerëve nuk ka pasur lidhje gjaku me Matranxh-ët.
Sheh Strima ose baba sheh Selimi- ishte sheh i fshatit Strimë , delegat i Karadakut në mbledhjen e Shkupit më 1912, ku u mblodhën krerët e gjithë viseve Shqiptare për vendosjen e çështjes së pamvarsisë së Shtetit të ardhshëm Shqiptarë. Sheh Strima ishte pajtues gjaqesh dhe ngatrresash në Karadak dhe më gjërë. Shokë i ngushtë i Idriz Seferit. Veprimtar i shquar për çështjen kombëtare dhe figurë e njohur në Kosovë, Preshevë dhe në rajonë.
TOPONIME:
Toponimet kryesore të fshatit Strimë janë këto: Livadhet e Strimës, Gjuri kuç, Vakaveci, Laki Memetit, Vorri Matraxhit, Kepi vdorës, Kepi shqipes, Laki kaurritvetëm, Te piçenrekat, Kepi keç, Kalaja Rimit, Vorrzët e callve, Prroj durrës, Prroj zekës, Xhibra shkinës, Kodra holl, Rrafsha vogël, Rrafsha madhe, Selishte, Ograde, Guri Shkupit, Kepi burrav, Mullini Osmanit, Mullini Abazit, Mullini Hashimit, Mullini Jonuzit, Mullini Eshtrefit, Mullini Rasimit, Mullini Feratit, Kroj Feratit, N'rek, Fangi madh, Lugji preshit, N'hith, Te stanet, Stani Durakit, Puplak, Luta, Duhani egër, Bota kuçe, N'lam t'arës madhe, Kepi duhanit, N'argjaç, Kroj babés qak, Kepi zdravecit, Kepi Sejdis, Shpella lopve, Kodra holl, N'kodër, Baçja Hashimit, Livadhi Hamitit, Stani Hoxhës, Stani Avdis, Stani Shehit, Shpella nxet, Shpella Agushit, Te kepat e përtem, Te kepat e rënë, Udha qepav, Te tilbja, Shpella Arashës, Udha madhe, Kroj Durakit, Gropa luleve, Arat e gjata, Kojria madhe, Laki epërm, Te kalaja, Llanishte, Gropa e luleve etj..
DOMETHËNIA E DISA TOPONIMEVE:
* Vakaveci - burim shumë i ftohtë i ujit prej ku formohet edhe lumi i Strimës.
* Gjuri kuç - Një shkëmb po me ngjyrë të kuqe, lartësia mbidetare 1500 metra.
* Laki Memetit - Pjesë e livadheve të Strimës ku është edhe varri i Mehmetit.
* Vorri Matraxhit- vendi ku u varros Matranxhi.
* Puplak- Është kodër né fshatin Strimë dhe është më e larta në Karadak, 1651 metra
* Kepi vdorës - Një shkëmbë afër së cilit në kohën e dimrit mblidhej borë e madhe.
* Kepi i shqipes - Një shkëmbë në male ku folenë e kishin shqiponjat
* Te piçenrekat - Vend ku bashkohet lumi i Strimës dhe lumi i Hotlës.
* Bira Sulës - Një shpellë ku kishte qenë i fshehur Sula nga një hakmarrje.
* Guri Shkupit - Një shkëmbë nga i cili vështrohej qyteti i Shkupit.
* Mullini Osmanit - Mulli të cilin e kishtë ndërtuar Osmani.
* Te stanet - Vende ku gjatë kohes se verës fshatarët dilnin me bagëtitë.
* Stani Durakit - Vend ku ka qenë kasollja dhe bagëtitë e Durakut.
* Bota kuçe-vend ku dheu ka qenë me njgjyrë të kuqe.
* Luta-vendë përballë fshatit.
* Duhani egër-vend në fshat ku është rritur bima helmuese me fletë sikur duhani.
Autor:Fejzulla Duraku dhe Zelfi Abazi
|